Flash

Bombë në makinë, vritet gazetarja e 'Panama Papers'

Lapsi.al 16 October 2017
Bombë në makinë, vritet gazetarja e 'Panama Papers'

Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia ka mbetur e vdekur pas një shpërthimi në makinën e saj. Lajmin e publikojnë mediat lokale. Një nga skandalet e zbuluar prej saj ishte edhe ai i "Panama Papers". Është e paqartë ende natyra e shpërthimit. Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka dënuar episodin duke e konsideruar akt barbar.

“Të gjithë e dinë se sa Galizia ka qenë kritike ndaj meje, por askush nuk mund të justifikojë një akt të tillë barbar” – tha kryeministri. Gazetarja 15 ditë më parë kishte depozituar një denoncim pasi kishte marrë një kërcënim me jetë. Kryeministri i Maltës konfirmoi se bëhej fjalë për një bombë në makinë.

53-vjeçarja ishte një gazetare e kronikës që në vite kishte denoncuar grupet kriminale.

“Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese” – ishte fraza e fundit e gazetares e shkruar në blogun e saj 30 minuta para se të vdiste.

©LAPSI.al

Image result for Daphne Caruana Galizia

Related image

Të këshilluara

Për kë po vijnë agjentët amerikanë?

U duk sikur Edi Rama e nxorri rastësisht informacionin se agjentë amerikanë do të vijnë në Tiranë në nëntor. Ishte në foltoren e parlamentit ditën e enjte, duke...

15:55

FMN: TVSH e penalizon biznesin e vogël

Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. "E bëjmë për të luftuar informalitetin", thotë kryeministri Rama. Opozita n...

11:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI