Flash

Basha denoncon me emër: Politikanë me imunitet nga PS po i bejnë presion policisë për të mbrojtur Durim Keçin

Lapsi.al 16 October 2017
Basha denoncon me emër: Politikanë me imunitet nga PS po i bejnë

Emri i Durim Keçi u bë i njohur për publikun kur Basha nxori një foto të tij me ministrin Blendi Klosi, duke thënë se ky person ka siguruar vota për PS-në. për momentin Keçi është i arretuar dhe pritet t’i jepet masa e sigurisë nga gjykata e Durrësit. Ndërkohë Basha e ka sjellë sërish në vëmendje Keçin duke u shprehur se ky person po mbrohet nga njerëz të qeverisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke u mbështetur në e zbuluara nga gazetari investigativ Artan Hoxha pak ditë më parë tha se persona me imunitet janë në komisariatin e policies ku mbahet Keçi për t’i ushtruar presion politik.

Në një dalje publike për mediat, Basha pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD tregoi edhe personin me imunitet sipas tij që i bëri presion policisë së Durrësit për të liruar Keçin, ndërsa ky i fundit kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge.

“Vetëm të enjten e kaluar një nga gazetarët kurajoz, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik. Në dijeninë tonë bëhet fjalë për kryebashkiakun dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit Vangjush Dako dhe një deputet të PS. Këto janë prova që flasin qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër është një mbrojtës dhe promovues i krimit. Krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare tek kjo qeveri ka një mbrojtës. Beteja më jetike për shtetin shqiptar dhe qytetarët e zakonshëm është që të largohen ata që janë në krye, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.” - pohoi Basha.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI