Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Veliaj 'fiton' maratonën që organizoi vetë, ia kalon edhe Lorik Canës

Lapsi.al 15 October 2017
Veliaj 'fiton' maratonën që organizoi vetë, ia kalon

Erion Veliaj sot ishte i papërmbajtshëm. Në një formë të shkëlqyer fizike, ai sot ia kaloi edhe Lorik Canës në maratonën 10-kilometërshe, sipas rezultateve të publikuara. Koha që arriti sot, diçka më pak se një orë, ishte përmirësim nga viti i kaluar me disa minuta.

Ndryshe nga Sali Berisha, që verave të qeverisjes së tij thyente rekordet e veta në not, Veliajt sot iu akordua dhe një çmim nga Federata e Atletikës.

Por, ne nuk kemi pse të habitemi për këtë sukses të Lali Erit. Fundja, kush është ai përson që fle vetëm katër orë në ditë, del në punë një ditë pas dasmës dhe nuk lë as të dielën pa shkuar në punë?

Çdokush nga ne në Tiranë mund të gjejë një emër, por të gjithë bashkohemi tek Lali Eri.

Pas katër orëve të gjumit të djeshëm dhe maratonës 10-kilometërshe, ‘superheroi’ i Tiranës mbajti dhe një fjalë modeste para pjesëmarrësve.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona.”

Për të gjithë ne që jetojmë një Tiranë ky është një lajm i mirë. Lali Eri ka filluar të personifikojë bashkinë me veten. Superqyteti i Veliajt do të përmirësohet sëbashku me ecurinë e tij fizike.

Duhet përmendur fakti që Lali Eri është ndryshe nga çdo superhero tjetër. Superheronjtë vepronin në qytete plot probleme. Qyteti i Tiranës nuk është i tillë. Mjafton të ndezim televizorin dhe në çdo kanal shfaqen kronikat e Lali Erit. Kronika që për të janë po aq të stisura sa problemet inekzistente të Tiranës. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI