Flash

Trondit presidenti: Nëse gjendem i vdekur dijeni që e ka bërë CIA!

Lapsi.al 15 October 2017
Trondit presidenti: Nëse gjendem i vdekur dijeni që e ka

Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte ka akuzuar CIA –n se po thur një komplot për vrasjen e tij. Ai ka deklaruar se nëse gjendet i vdekur, populli i tij duhet ta dijë se e ka vrarë Agjensia Qëndrore e Inteligjencës.

“U them filipinasve se nëse vdes para kohe, dijeni që më ka vrarë Amerika dhe CIA. I them CIA-s mos të kruhet me mua. Ose më vrisni këtu ose dilni nga vendi im. Zgjidhni e merrni,"  deklaroi Presidenti.

Nuk është hera e parë që Duterte shpreh hapur akuza të tilla ndaj CIA-s. Në shtator 2016, ai deklaroi se kishte marrë raportime se agjencia e donte atë të vdekur.

Për më tepër, në muajin gusht, Fronti Kombëtar Demokratik i Filipineve pretendoi se CIA kishte komplotuar për rrëzimin e presidentit nga posti.

Sipas “International Bussines Times”, nuk diskutohet që Filipinet kanë kohë që kanë pasur një prani të fortë të CIA-s brenda kufijve të saj.

Bazat ushtarake amerikane vazhdojnë të jenë në vend, pavarësisht marrëdhënieve gjithnjë e më të këqija midis Manilas dhe Uashingtonit nën sundimin e Dutertes.

Të këshilluara

SHBA tërhiqet përfundimisht nga UNESCO

SHBA do të largohet nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, pasi e akuzon për paragjykim të vazhdueshëm kundër Izraelit. Sipas BBC, Departamenti i Shtetit...

16:58

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI