Flash

Përdhunimi në Pogradec/ Flet vajza e të akuzuarit: E mbajtëm me bukë, por ...

Lapsi.al 15 October 2017
Përdhunimi në Pogradec/ Flet vajza e të akuzuarit: E mbajtëm

Vajza e 55-vjeçarit në Pogradec, që është akuzuar se ka përdhunuar një 15-vjeçare dhe e ka lënë shtatzënë, deklaroi se babai i saj është i pafajshëm.

Vajza e të akuzuarit shprehet se 15-vjeçaren që pretendon se është përdhunuar familja e saj e ka ushqyer, pasi ajo është në gjendje të vështirë ekonomike.

Duke pretenduar se ajo e di kush është babai i vërtetë i fëmijës së 15-vjeçares, vajza e të akuzuarit i bën thirrje drejtësisë t’a zbulojë.

“Babi im është i pafajshëm, duhet të lirohet sa më shpejt sepse po mbahet kot në burg. Vajza që ka denoncuar e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nuk e dimë me kë e ka fëmijën. Le ta gjejë drejtësia. Po na shkatërrojnë familjen.”- shprehet vajza e Ligor B.

55-vjeçari u arrestua ditën e djeshme pas deklarimit të 15-vjeçares se ai e kishte përdhunuar atë në muajin mars, duke e lënë kështu edhe shtatzënë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI