Flash

Kush është "sulltani" shqiptar me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

Lapsi.al 15 October 2017
Kush është "sulltani" shqiptar me 200 prostituta, zbardhet e

Ai ishte shpallur në kërkim që në marin e këtij viti. Kërkohej nga Italia për trafik droge. Por prej 7 muajsh qëndronte në Shqipëri. Lëvizte lirshëm. Policia e arrestoi dje. I shumëkërkuari është Nin Lalaj, 38 vjeç, nga Lezha.

Lalaj  rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte arrestuar edhe 2 vjet më parë në Angli, për llogari të Italisë.

Mediat britanike shkruajnë se ishte kapur për shfrytëzim prostitucioni në mars 2015, në operacionin “Alba Nostra 2.

17 persona u arrestuan pasi shfrytëzonin  për prostitucion rreth 200 vajza. Mediat shkruajnë se kryesori i grupit ishte Lalaj. "Atij duhet t'i merrje leje për të pasur prostituta në Pavia, në vitin 2013", shkruajnë mediat britanike.

Lezhjani  u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg. Gjatë procesit gjyqësor ai ishte në arrest shtëpie. Kur policia shkoi për ta dërguar në qeli, nuk e gjeti.

Nin Lalaj rezulton se ishte arrestuar disa muaj më parë në Angli, me një tjetër identitet. Ishte kapur në një orgji me prostituta.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, përfshirë edhe vrasje. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI