Flash

Ekstradimi në Itali dhe ‘Kanuni’ ndaj Durim Keçit

Lapsi.al 15 October 2017
Ekstradimi në Itali dhe ‘Kanuni’ ndaj Durim Keçit

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi ndaj Durim Keçit, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale.

Ai është transportuar dje në Gjykatën e Durrësit nën masa të forta sigurie. 42- vjeçari, emri i të cilit ishte në qendër të vëmendjes dhe debatit politik ditët e fundit, do të qëndrojë në burg deri në ekstradimin drejt Italisë, ku rezulton i dënuar për disa vepra penale. Para togave të zeza, 42- vjeçari konfirmoi vetëm të dhënat personale, ndërsa përmes avokatit Ilia Ilia kërkoi cilësimin të paligjshëm të arrestimit, me pretendimin se dosja ka mangësi në dokumentacion. Mbrojtja i cilësoi akuzuat në vazhdën e dosjes “Kanun”, një proces që tregon diskriminimin e drejtësisë italiane ndaj shqiptarëve.

“Është një proces me natyrë raciste për shkak të diskriminimit të të qënit shqiptar dhe të qenët shqiptar nga zona e Shijakut. Procesi ‘Kanun’ i emërtuar enkas si i tillë nga autoritetet italiane të Policisë dhe Drejtësisë ka pas për objekt procedimi 135 shtetas shqiptarë nga zona e Shijakut të ‘Katër Rrugëve’ në zonën e Bergamos. Gjithashtu, shkresa e Interpol ka mangësinë e vulave dhe firmave të autoriteteve italiane.

Pra ka mangësi në dokumentacion. Për këtë arsye kërkoj si masë shtrënguese për të mbrojturin prej meje atë të ‘detyrimit të paraqitjes’ ose ‘arrest shtëpie” - deklaroi avokati i Durim Keçit, dje gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, shkruan panorama. Ndërsa organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Ilir Turja ka kërkuar të konsiderohej i ligjshëm arrestimi dhe si masë sigurie atë të arrestit në burg me motiv ekstradimin drejt Italisë.

Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtarja Eda Kaja vendosi ta konsiderojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe dha masën “arrest me burg” të përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, ku Keçi është i dënuar me vendim të formës së prerë. Nën masa të larta sigurie, Keçi doli para gjykatës, e cila prej mëngjesit ishte blinduar nga civilët dhe policët me uniforma, të cilët nuk lanë të hynte asnjë familjar në sallën e gjyqit, shkruan panorama.

I konsideruar si “i forti” i Shijakut, ai ka mbajtur qëndrim të qetë në Gjykatë, ndryshe nga disa vite më parë kur kërcënonte prokurorët italianë në sallën e gjyqit. Asokohe, Keçi ka kërcënuar prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz. “Ata të dy do ta paguajnë shtrenjtë”, theksoi ai duke hedhur vështrimin mbi prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz”, shkruante në një artikull për Keçin gazeta “La Repubblica”.

Emri i Durim Keçit u bë objekt edhe i debateve politike në Parlament dy ditë më parë, ku u publikuan foto të 42-vjeçarit me përfaqësues të socialistëve, por edhe në çadrën e demokratëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, publikoi fillimisht foton e Durim Keçit në shoqërinë e Blendi Klosit. Më pas u publikua një foto nga PS-ja e Durim keçit në çadrën e PD-së. I arrestuar të mërkurën e kaluar në darkë, në Durrës, Durim Keçi është cilësuar nga mediat italiane si bosi i mafies shqiptare.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI