Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

U vetëdorëzua si i dyshuar për ngjarjen e Lushnjes, lihet i lirë biznesmeni

Lapsi.al 14 October 2017
U vetëdorëzua si i dyshuar për ngjarjen e Lushnjes, lihet i

As 24 orë nuk ka zgjatur ndalimi i biznesmenin Julian Sula, i cili mbrëmjen e djeshme u vetëdorëzua si i dyshuar për atentatin në Lushnje. Julian Sula pas deklarimeve të dhëna përpara grupit hetimor, është lënë i lirë mëngjesin e kësaj të shtune. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula s'ka asnjë lidhje me atentatin.

Policia ushtroi dje një kontroll në banesën e Sulës, për ta pyetur këtë të fundit për ngjarjen, por ai nuk ka qenë në shtëpi. Në banesë ka qenë e pranishme vetëm bashkëshortja e tij, të cilët policia i ka komunikuar vendimin për paraqitje.

Disa orë pas këtij kontrolli, Sula është vetëdorëzuar në komisariat, por ditën e sotme ai është lënë i lirë, pasi policia nuk ka gjetur asnjë provë që ta implikojë me ngjarjen Julian Sulën.                   

Tre ditë më parë pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Lushnjës humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ata njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç.

Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”. Gjithashtu, Hashiu është shpallur në kërkim edhe për atentatin e dyfishtë të ndodhur në Lushnje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI