Flash

Rama nga Vlora ministrave: Skanoni burimet njerëzore në çdo drejtori, kemi analfabetë në punë

Lapsi.al 14 October 2017
Rama nga Vlora ministrave: Skanoni burimet njerëzore në çdo

Nga Vlora, ku po mban një takim me drejtuesit e administratës qendrore, Rama folur sërish për administratën shtetërore në vend.

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, duke nxjerrë në pah plagën që ekziston me papërputhshmërinë mes diplomës dhe punës.

Nuk dihet nëse pas këtyre skanimeve dhe raporteve të ministrave, do të ketë edhe shkarkime masive në administratë.

“Tjetër cilësia e burimeve njerëzore, kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës, Partia këtu e atje duhet të marrë fund. Ajo që u kërkoj të gjithëve është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në cdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëria mes vendit të punës dhe diplomës së çdo individi që mbulon vend pune, raport çdo ministri” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI