Flash

Rama nga Vlora: Ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë, ditët e tjera as e shajmë, as e sulmojmë PD-në

Lapsi.al 14 October 2017
Rama nga Vlora: Ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë,

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreu të PD-së Lulzim Basha. Ai është duke drekuar me një familje në fshatin Kaninë të Vlorës, nga ku i është rikthyer zgjedhjeve të 25 qershorit. Rama tha se është meritë edhe e Bashës që zgjedhjet ishin kaq të qeta dhe me më pak shpenzime se më parë.

Rama gjithashtu u shpreh se Bashën pas zgjedhjeve e rrëmbeu sërish ankthi i të mos qenit lider dhe u kthye në historinë e sulmeve. Rama tha se ai dhe kolegët e tij, nuk kanë ç’të bëjnë të enjten, ndërsa ditët e tjera as nuk i shajnë as nuk i sulmojnë deputetët e opozitës.

“Është meritë e Bashës që u bënë zgjedhje të qeta. Zgjedhje me më pak para se këtë herë nuk janë bërë kurrë, as postera, as zhurmë. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë pamjen e liderit. E rrëmbeu ky ankth dhe u kthye prapë në atë historinë jo krimi, jo bandat, etj. Unë ju kam thënë edhe kolegëve se ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë. Jashtë asaj dite ne s’kemi punë fare as t’i shajmë, as t’i sulmojmë. Ne kemi shumë punë për të bërë, prandaj e kemi caktuar që çdo muaj qeveria do shkojë në qarqe. Edhe ministrat do shkojnë çdo muaj në qarqe për takime”, - tha Rama. 

 

Të këshilluara

Arrestohen tre policë të Bashkisë Kavajë

Policia e Shtetit ka arrestuar tre punonjës të Policisë Bashkiake Kavajë. Arrestimi i tyre është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së b...

13:38

Ekstradohet nga Holanda atentatori i Çapjave

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Holanda 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatit ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në ...

13:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI