Flash

Presidenti serb Vuçiç: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje paqeje për 200 vjet

Lapsi.al 14 October 2017
Presidenti serb Vuçiç: Me shqiptarët na duhet një

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”.

BE-ja është duke ndërmjetësuar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Evropë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

“Kemi konflikt të ngrirë për shumë vite. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm? Nuk mendoj. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, - tha Vuçiq në një intervistë për agjencinë AP.

“Me shqiptarët, mendoj se na duhet marrëveshje afatgjatë e paqes për 200 vjetët e ardhshëm”, - tha ai, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa kompromise”.

Vuçiç po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti se Rusia e armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim.

“Ne e dimë se ku po shkojmë, çfarë do të thotë se jemi në rrugë drejt BE-së; ky është qëllim strategjik i vendit tonë. Në të njëjtën kohë, duam të ruajmë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Turqinë, Kinën, SHBA-në dhe të tjerë”, - tha presidenti serb për AP-në.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI