Flash

“Nëna” e Aronofskit, pas kritikave botërore provokon dhe publikun shqiptar (VIDEO)

Lapsi.al 14 October 2017
“Nëna” e Aronofskit, pas kritikave botërore provokon dhe

© Enxhi Cuku / Lapsi.al

Darren Aronofsky, i mirënjohur nga projektet e tij filmike të suksesshme si “Pi”, “Requiem for a dream” dhe “Black Swan”, sjell prodhimin e ri kinematografik të quajtur “Mother” (Nënë).

Ky film flet për marrëdhënien e një çifti, qetësia e të cilëve prishet pas mbërritjes së njerëzve të paftuar në shtëpinë e tyre, duke sjellë shkatërrimin e saj. Çifti interpretohet nga Jennifer Lawrence dhe Javier Bardiem. Pavarësisht se sa mund ta ketë kuptuar audienca e gjërë, filmi në vetevete është një metaforë ku me termin “Nënë” Darren i referohet nënës natyre, që luhet nga Jennifer Lawrence; shtëpia paraqitet si simbol i tokës; Javier Bardem paraqitet si Zoti që i fal të gjithë; Michelle Pfeiffer dhe Ed Harris si Eva dhe Adami ndërsa fëmijet e tyre janë Kaini dhe Abeli; molla e ndaluar në këtë film është kristali ndërsa foshnja e porsalindur simbolizon trupin e Krishtit.

Java e parë e shfaqjes së këtij filmi ishte shumë e dobët, duke bërë që kompania “Cinemascore” (kompani që mat shikueshmerinë dhe reagimet e publikut ndaj filmave të rinj) ta vlerësonte këtë film me një F(shume I dobët) si film, ndërsa sajti i njohur RottenTomatoes.com e ka vlerësuar me notën 6.8 (nga 10). Vlerësimet negative të kritikës mund të ulin fitimet për Paramount Pictures që ka shpenzuar mbi 30 milionë dollarë për filmin, ndaj studio u detyrua të dalë me një deklaratë për ta mbrojtur atë. Në këtë deklaratë thuhet se:"Ështe një film unik. Kemi të bëjmë me një nga regjisorët më të mirë (Darren Aronofsky) dhe një nga aktoret më të mira (Jennifer Lawrence). Eshtë një film ndryshe, nuk ka pse të pëlqehet nga të gjithë”. Po të njëjtin mendim ndan dhe regjisori dhe skenaristi Darren, i cili shprehet: "Reagimet kanë qenë të ndryshme qoftë dhe në premiere, midis italianëve dhe anglezëve, disa qajnë, disa qeshin, e rëndësishme është që ta shohin dhe të ketë reagim, sidoqoftë ai.” Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në Montreal, Canada. Filmi pati premierën e tij të parë në festivalin e Venecias në Itali në 5 shtator 2017. Ky film po vazhdon të jepet dhe në kinematë e Tiranës, dhe kurioziteti ka qenë i madh, pavarësisht se disa e kanë pëlqyer si film dhe disa nuk e kanë kuptuar, sic thotë dhe Darren Aronofsky, rëndësi ka të jenë të mbushura sallat për të patur një reagim.

 

 

 

 

 

 

Kuriozitete

Një skenar i shkruar për 5 ditë, fillimisht i quajtur “Dita e gjashtë” dhe më pas Darren vendos t'ja ndryshojë titullin duke u bazuar në 30 min e fundit kulminante të filmit.

Fillimisht kur ky rol iu propozua Jennifer, pa një skenar të shkruar akoma, ajo ishte konfuze se cfarë do të paraqiste karakteri i saj në film, por pranoi menjëherë duke hedhur poshtë “The Rosie Project” vetëm nga entuziazmi për të punuar me një regjisor si Darren.

Pas këtij filmi, Jeniffer dhe Darren janë në një lidhje.

Jennifer zgjodhi që gjatë gjithe filmit të paraqiste rolin e saj këmbëzbathur, për të bërë sa më të dukshme lidhjen e fortë që kishte me shtëpinë.

Diferenca e moshës  së Jennifer me Javier është 21 vite.

 

https://www.youtube.com/watch?v=XpICoc65uh0

Të këshilluara

Arrestohen tre policë të Bashkisë Kavajë

Policia e Shtetit ka arrestuar tre punonjës të Policisë Bashkiake Kavajë. Arrestimi i tyre është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së b...

13:38

Ekstradohet nga Holanda atentatori i Çapjave

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Holanda 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatit ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në ...

13:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI