Flash

I priti penalltinë Dybala, mediat italiane: Strakosha një “Superman”

Lapsi.al 14 October 2017
I priti penalltinë Dybala, mediat italiane: Strakosha një

Lazio fitoi 2-1 në "Juventus Stadium", por vendimtar në këtë takim ishte portieri Thomas Strakosha që në minutën e fundit i priti nje penalti Dybala.

“Laziochannel” një portal i lidhur me klubin lacial i jep vetëm Strakoshës notën 10 duke e konsideruar njeriun e ndeshjes. “I pafajshëm në golin e Juventus në minutën e 35-të te goditja e Khedira. E lëmë mënjanë mega-gabimin në minutën e 37-të. Një rimarrje e mirë në minutën e 49-të kur hipnotizoi Higuain. Nuk llogaritet penalltia e pritur ndaj Dybala në minutën e fundit që i dha fitoren Lazios”.

“Roma Today” i jep Strakoshës notën e lartë 7.5 duke shkruar: “Portieri shqiptar u thirr shpesh në detyrë këtë ndeshje. Në rastin e golit të Juventus u tregua i zoti në goditjen e Khedira ndërsa nuk ka çfarë të bëjë kur çon topin në rrjetë Douglas Costa. Nëse në minutën e 36-të është fantastik në një tjetër goditje të Khedira, 30 sekonda më pas rrezikoi një gafë përballë Higuain. Shqiptari ka meritën që nuk e humbi toruan as në pjesën e dytë në nojë rast nga Higuain. Në finale “vuri krahët fluturues” të Superman duke pritur penaltinë e guajtur nga Dybala” – shkruan Roma Today.

“Calciomercato” e vlerëson gjithashtu me 7.5. “Tranversa evitoi figurën e keqe në rastin e tranversës së Higuain. Stilistikisht është “i padepërtueshëm” dhe di të jetë deciziv. Për të pritur një penallti të tillë duhen nerva “të salduara”.

Edhe “oasport” e vlerëson Strakoshën me notën 7.5 duke shkruar: “Nuk ka faj te goli i pësuar, por rrezikoi në një rast me Higuain që kapi tranversën. Por në pjesën e dytë është ai që i mohoi golin “Pipitës” ndërsa i dha fitoren skuadrës së tij në penalltinë e Dybala në minutën e 96-të”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Lali Eri” guxoi ta thotë edhe këtë…

Nuk do ta besoni por Erjon Veliaj e ka thënë me gojën e tij. Ai fle vetëm 4 5 orë në ditë. i ftuar në Top Shoë të premten në mbrëmje kryebashkiaku i Tiranës u p...

18:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI