Flash

Grabitën argjendarinë në Maltë, zbulohet emri i shqiptartit të dytë

Lapsi.al 14 October 2017
Grabitën argjendarinë në Maltë, zbulohet emri i shqiptartit

Mediat malteze kanë bërë sot publik emrin e shqiptarit të dytë, i cili sëbashku me një tjetër akuzohen se qëndrojnë pas grabitjes së një argjendarie në Maltë. Por jo vetëm kaq. Gjatë arrestimit, një prej tyre tentoi të vriste oficerët e policisë, por dështoi pasi arma nuk funksionoi. Kështu, MaltaToday shkruan se 22 – vjeçari Daniel Muka doli këtë të shtunë para gjykatës ku u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij.

I riu akuzohet për tentativë vrasje ndaj ocerëve të policisë, rezistencë më mënyrë të dhunshme gjatë arrestimit dhe kërcënim ndaj ocerëve. 22 – vjeçari akuzohet edhe për posedim kokaine e arme zjarri. Ai nuk i pranoi akuzat, megjithatë gjykata vendosi që ta lerë në arrest me burg, raporton tv klan. Muka është një prej 2 shqiptarëve të arrestuar të enjten, pasi dyshimeve se janë të përfshirë në grabitjen me armë të një argjendarie që ndodhi javën e shkuar në Sliema. Emri i shqiptarit tjetër nuk është bërë ende i ditur, megjithatë për ngjarjen ishte shpallur në kërkim 24 – vjeçari Ramazan Hysa

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI