Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Basha kërkesë ndërkombëtarëve: Flisni me emra, tregoni politikanët e lidhur me krimin

Lapsi.al 14 October 2017
Basha kërkesë ndërkombëtarëve: Flisni me emra, tregoni

Pas deklaratës së fortë të bërë nga amabasadori amerikan Lu pak ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vendin tonë që të flasin me emra konkretë, për rastet e politikanëve të implikuar me krimin. Këtë kërkesë Basha e bërë në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së. Kreu i opozitës tha se bandat kriminale në vendin tonë kanë mbështetje politike.

Ai u shpreh se opozita nuk disponon fakte unike, por janë fakte që dihet publikisht, ndërsa prokuroria dhe policia, nuk kanë nevojë për këto fakte, thjeshtë duhet të nisin hetimet.

“Ne kemi kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar. Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin. Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka nevojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, - tha kreu i PD.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI