Flash

21-vjeçarja akuzoi Nelly-n për përdhunim pas 1 jave heq dorë nga akuzat

Lapsi.al 14 October 2017
21-vjeçarja akuzoi Nelly-n për përdhunim pas 1 jave heq

Një vajzë , e cila ka akuzuar fundjavën e kaluar reperin me famë botërore Nelly për përdhunim në autobuz gjatë turneut të tij muzikor në periferi të Seattle, po heq dorë nga ndjekja e akuzave penale. Avokatja Karen Koehler tha në një deklaratë të premten se klientja e saj dëshironte që të ndalonte hetimin dhe refuzoi që të dëshmojë në gjykatë për shkak se pretendon se nuk ka asnjë shpresë kundër një njeriu të famshëm. Policia e Auburn e arrestoi Nellyn, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, mëngjesin e së shtunës (7 tetor) në autobusin e tij të turneut. Ai u fut në burg për përdhunim të shkallës së dytë por u lirua më vonë po atë ditë. Këngëtari është shprehur se është i pafajshëm dhe këto akuza janë të rreme. Në deklaratën e saj Koehler tha se ne jetojmë në një shoqëri ku një studente kolegji 21-vjeçare nuk mund të ndihet e sigurtë për të ndjekur akuza penale kundër një njeriu të famshëm për përdhunim. Avokatja këmbënguli se ajo kurrë nuk do donte famë apo ‘një qindarkë të vetme nga ai njeri’. “Kush do ta besojë atë. Njerëzit po thonë për të gjëra të tmerrshme që tani. Ajo nuk mund ta pranojë këtë. Ndaj është gati që të mbyllë çështjen,”-u shpreh Koehler.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI