Flash

VIDEO/ Lapsus i Grida Dumës: Makiaveli, mendje e ndritur e Lindjes së largët

Lapsi.al 13 October 2017
VIDEO/ Lapsus i Grida Dumës: Makiaveli, mendje e ndritur e Lindjes së

Deputetja e PD-së, Grida Duma në përpjekje për të cituar Nikolo Makiavelin në parlament ka bërë një lapsus. Ajo e çoi origjinën e Makiavelit nga Italia qendrore në Lindjen e Largët.

“Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi”, - tha Duma.

Nikolo Makiaveli (1469-1527) ka qenë politikan, shkrimtar politik, historian, dramaturg, filozof dhe hartues traktatesh. Dy janë veprat që krijuan një mendim politik dhe që i dhanë famë: Princi dhe Ligjëratat. Tek jeta dhe vepra e tij ndihet qartë krenaria dhe realizmi se ai krijoi shkencën moderne politike. Jeta e Nikolo Makiavelit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469 dhe ndërroi jetë më 21 qershor 1527.

https://www.youtube.com/watch?v=lrFxUVQ21NI

 

Të këshilluara

Rama 'çon' Artan Lamen te Etilda Gjonaj

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) kalon nën administrimin e Ministrisë së Drejtësisë. Kështu ka vendos...

18:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI