Flash

VIDEO/ 17-vjeçaren e përdhunojnë 3 herë rrugës për në shtëpi

Lapsi.al 13 October 2017
VIDEO/ 17-vjeçaren e përdhunojnë 3 herë rrugës

U përdhunua 3 herë nga 3 burra të ndryshëm brenda një ore gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi. Kjo është historia e një 17-vjeçareje e cila ka qenë protagoniste e një historie të shëmtuar edhe të dhimbshme të shënuar në një nga rrugët e qendrës së Londrës. Ajo është sulmuar ndërsa kthehej në shtëpi nga një festë më miqtë e saj. Sipas asaj që shkruan Daily Mail vajza është ndarë nga miqtë e saj rreth orës 23.30 dhe nga ai moment deri në 30 minuta pas mesnate ajo u sulmua nga 3 përdhunues të ndryshëm. Pas denoncimit policia është vënë në kërkim të autorëve. Për momentin në dorë ka një filmim të atij që ka qenë përdhunuesi i dytë që duket se është një adoleshent. Në pamje duket se si vajza tërhiqet zvarrë nga një i panjohur në një cep. Ai që e gjeti vajzën të shtrirë në rrugë ishte një oficer policie. Në trupin e saj përveç dhunës janë vënë re edhe shenja të përdorimit të drogës. Është marrë dëshmia e saj për të zbardhur identitetin e përdhunuesve. /lapsi.al/

https://www.youtube.com/watch?v=KQVeATuU6RE

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI