Flash

Sipas "Time", Dua Lipa zëri më i guximshëm i pop-it

Lapsi.al 13 October 2017
Sipas "Time", Dua Lipa zëri më i guximshëm i pop-it

Revista prestigjioze “Time” ka zgjedhur të shkruajë për Dua Lipen, artisten e cila është në ngjitje të karrierës së saj muzikore. Dua ka rrëfyer për të shkuarën e e saj, për periudhën kur ishte e vogël, e drejtuesi i korrit i thoshte se nuk kishte zë. Në moshën 11-vjeçare, bashkë me familjen ata lëvizën nga Britania sërish në Kosovë duke lënë pas dore ëndrrat. Ajo hyri në botën e muzikës vetëm katër vite më pas, teksa regjistronte kovera pafund në Youtube. Time e cilëson Duan si një nga zërat e rinj më të fuqishëm të Pop-it që prej hitit “Be the one” në vitin 2015. E më pas me “Blow your mind” e “Idgaf” ajo përcjell mesazhe të forta për vajzat. Hap pas hapi, Lipa krijoi fansat e vetë dhe ka një album muzikor në treg që prej muajit qershor. Ajo ka performuar në festivalet e rëndësishëm të Glastonburry si edhe vijon turneun me Bruno Mars. Revista nxjerr edhe anën aktiviste të këngëtares së re, aktet e saj të bamirësisë për veprimtari artistike për fëmijët në Kosovë, përfshirjen në çështjet mbi të drejtat e grave. “New Rules” nga Dua Lipa u bë hiti i parë më i dëgjuar, i kënduar nga një femër në Britaninë e Madhe pas Adele.

Të këshilluara

EMRAT/ Kush i vodhi zgjedhjet në Korçë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji denoncoi nga Kuvendi me emra të gjithë ata që sipas tij, janë përfshirë në procesin e zgjedhjeve të mbajtura me 25 qershor, me ...

17:11

Ndalohen në Kosovë 41 lypsa nga Shqipëria

Dyzetenjë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia e Kosovës pasi lypnin në kryeqytetin Prishtinë. Policia e Kosovës ka ndaluar 42 shtetas nga Shqipëria të...

16:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI