Flash

Rama përdor Nard Ndokën për të rrëzuar filozofinë e Lulzim Bashës

Lapsi.al 13 October 2017
Rama përdor Nard Ndokën për të rrëzuar filozofinë

Edi Rama mori një shprehje të Lulzim Bashës si shembull për ta degraduar fjalimin e tij në parlament në një tallje dhe ironi. “Peshkatari është peshku më i madh” tha Lulzim Basha ndërsa fliste në parlament. Duke e zhveshur nga konteksti shprehjen, kryeministrit iu kujtua Nard Ndoka.

“Ai duhet ta hedhi në gjyq Lulzim Bashën për të drejtën e autorit të kësaj shprehjeje filozofike” tha Rama. Në replikën që i bëri Edi Ramës, Basha tha se ishte keqkuptuar, "Ti je peshku i madh, nuk je peshkatari". Vetë Nard Ndoka është ngritur për të folur në parlament pasi u ngacmua nga Edi Rama. "Edi Rama është nën efektin e kokainës" u shpreh Nard Ndoka që kur pa se Edi Ramës i pëlqenin shprehjet e tij, e krijoi një të tillë aty për aty: Kush pi kokainë, kruhet edhe nxihet! 

Nard Ndoka vuri në dukje se Edi Rama kishte pirë 6 shishe ujë deri tani në parlament dhe sipas tij, kjo ishte pasojë e konsumit të dozave të kokainës.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI