Flash

Rama flet për fotot e ministrit të tij me trafikantin e drogës

Lapsi.al 13 October 2017
Rama flet për fotot e ministrit të tij me trafikantin e drogës

I ka përmendur përciptazi fotot që Lulzim Basha i publikoi mbrëmë në Opinion. Në tre të tilla dukej ministri Blendi Klosi me trafikantin e drogës Durim Keçi. Edi Rama zgjodhi foltoren e parlamentit për të kthyer përgjigje. Një përgjigje e shkurtër me të cilën e injoroi denoncimin e rëndë të kreut të PD.

“Kujt ia tregoni fotografitë. Shkoni te Dem Rreli dhe punoni part time aty dhe bëni fotografitë. Ka lezet Saliu që të paktën i bënte te Skënderbeu. S’ka zog kanarine që me këngën e vet që ua bën mendjen shqiptarëve aq sallatë sa të shkojnë pas jush”, tha ai.

Lulzim Basha tha mbrëmë se Durim Keçi kishte punuar për PS në zgjedhjet e vitit 2013 në Durrës dhe në ato të 2017 në Berat, në dy qytetet ku Blendi Klosi ka drejtuar fushatën elektorale të PS. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI