Flash

Rama e quan opozitën çadër: Jeni bosh lart, e bosh poshtë

Lapsi.al 13 October 2017
Rama e quan opozitën çadër: Jeni bosh lart, e bosh poshtë

Ashtu si dje edhe seanca e sotme po shoqërohet me përplasje dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili nga foltorja e Kuvendit sot i është kundërpërgjigjur ashpër qëndrimeve të opozitës për shtyrjen e seancës.  Me tone ironike kryeministri Rama se opozita sërish e përfshiu qeverinë në një krismë me daulle.

“Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetarit për këtë diskutim. Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë. Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores. Në fakt që dje formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerre për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj. Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. Sa më të pafate janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çirren se u mungon liria. Na përfshitë në një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lart, e bosh poshtë” - tha Rama.

Ndërkohë shkaku i bllokimit të foltores nga së Kuvendit Flamur Noka dje u bë shkaku i shtyrjes së seancës. Ky I fundit prentendonte se Rama shau Berishën. Të njëjtin qëndrim bajtën ehde demokratët e tjetër dhe më pas së bashku me LSI e PR i dërguan një kërkesë Ruçit për përjashtim të Ramës nga Kuvendi, pork jo kërkesë nuk u mor parasysh nga Ruçi.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI