Flash

Rama e mohon për herë të parë: Nuk jam përdorues droge

Lapsi.al 13 October 2017
Rama e mohon për herë të parë: Nuk jam përdorues droge

Kryeministri Rama është ftuar disa herë nga PD që të bëjë testin e drogës. Ai jo vetëm ka refuzuar, por i ka injoruar ftesat "provokative". Nuk komentoi as akuzat e të ndjerit Dritan Prifti kur tha publikisht se Rama merrte 3 mijë euro drogë në ditë e që e kishte parë në zyrën e tij duke e konsumuar. Sot për herë të ai ka mohuar publikisht të jetë përdorues droge. "Unë nuk jam as përdorues, as shitës, as trafikant e as bos i drogës" tha në parlament në një fjalim përmes të cilit tentoi të relativizonte akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë së tij me kriminelë të rrezikshëm dhe bandat e krimit të organizuar. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI