Flash

Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti (FOTO & VIDEO)

Lapsi.al 13 October 2017
Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti (FOTO

Janë kryer sot ne mengjes homazhet për ish-ministrin Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 49 vjeçare.

Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku nuk munguan edhe kolege politikane.

Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit, nder ta Anastas Angjeli dhe Tom Doshi, sic duket nga video me lart, publikuar nga “report tv”.

https://www.youtube.com/watch?v=zZqKmAhRExo

“Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI