Flash

Pas ngjarjes së Vjosës, Rama dhe Xhafaj paralajmërojnë valë shkarkimesh në drejtoritë e policive

Lapsi.al 13 October 2017
Pas ngjarjes së Vjosës, Rama dhe Xhafaj paralajmërojnë

Pas shkarkimit dhe dhe vënie para përgjegjësive të dy shefave të komisariateve të Përmetit dhe Këlcyrës, Policia e Shtetit ka nisur punën për analizat në qarqe sa i përket zbatimit të ligjit nga ana e vetë policëve, në kontrollet mbi territorin që ata kanë përgjegjësi në zonat e caktuara.

Në një deklaratë për mediat, drejtori për Rendin Albert Dervishaj foli për rezultatet e analizës së parë që u realizua pas raportimeve për një ndërtim pa leje në grykën e Këlcyrës. Ndërkohë që ndërtimi ishte pikasur nga inspektori dhe nuk ishte raportuar, çka solli shkarkimin e tij.

Vetë Rama e përgozoi këtë veprimi dhe paralajmëroi se këto shkarkime janë vetëm fillimi. Po ashtu Rama lajmëroi edhe ardhjen në nëntor të e agjentëve të huaj për të ndihmuar Shqipërinë në luftën me krimin.

“Ky nuk është rasti i parë, e pa dyshim nuk do të jetë as i fundit, i ndëshkimit të strukturave policore dhe çdo strukture tjetër të implikuar, nëse nuk reagojnë apo heshtin përballë paligjshmërisë, kudo qoftë ajo.

Në zbatim të porosive të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, në të gjitha drejtoritë vendore të policisë, do të nisin analiza të detajuara mbi problematikat e shfaqura dhe marrjen e masave për reflektimin ndaj tyre. 

Duke përfituar nga ky komunikim publik, gjej rastin të apeloj në emër të Policisë së Shtetit dhe të kërkoj nga të gjithë institucionet, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe mediat padyshim, të angazhohen dhe të jenë në krah nesh, duke i garantuar se Policia e Shtetit do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit e shërbim të qytetarëve.” - tha ndër të tjera drejtori për Rendin Albert Dervishaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI