Flash

Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq

Lapsi.al 13 October 2017
Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Komuniteti

Parlamenti është futur në një seri replikat mes Ramës dhe Bashës ditën e sotme.

Basha nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza të forta kundrejt qeverisë për drogën dhe krimin.

Duke i kujtuar deklaratat e ambasadorin Lu, për klanet dhe familjet mafioze, ai i tha Ramës se ndërkombëtarët e kanë vënë tashmë në rreth të kuq.

“Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduketet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga parnerët ndërkombëtarë për këto cështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama. 20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por t’i je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI