Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Në nëntor agjentët amerikanë vijnë në Tiranë, Rama do bashkëpunim me ambasadën

Lapsi.al 13 October 2017
Në nëntor agjentët amerikanë vijnë në Tiranë,

Ato që u quajtën “bomba” dhe “silure” të ambasadorit amerikan për klanet mafioze dhe familjet kriminale që sundojnë Shqipërinë, ndryshe nga herët e tjerë, nuk do të mbeten veç deklarata mediatike. Në nëntor të këtij viti, pritet që në vendin tonë të mbërrijnë agjentë amerikanë që do të asistojnë policinë e shtetit dhe Shërbimin Informativ për luftën kundër krimit të organizuar.

Lajmin e dha Edi Rama në parlament.

“Kemi 3 muaj që bashkëpunojmë për domosdoshmërinë e goditjes së rrjeteve kriminale. Kur them do të bashkëpunojmë, do bashkëpunojmë në planin e burimeve njerëzore, që brenda muajit nëntor do vijnë këtu agjentë të specializuar që do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Ministrin e Brendshëm, dhe me policinë dhe me Shërbimin Informativ dhe agjensitë e tjera” u shpreh Edi Rama.

Një pikë ku të gjithë bien dakort është bashkëpunimi i politikanëve me kriminelët. Dilema qëndron tek fakti se është politika që kontrollon krimin, apo krimi që kontrollon politikën?

Në mesin e këtyre diskutimeve, Edi Rama, politikan prej 19 vjetësh tashmë, e pozicionon veten në anën e kundërshtarëve të krimit.

Duke folur në parlament për agjentët amerikanë që do të vijnë në Shqipëri, ai e quajti këtë lëvizje të ambasadës, pjesë e të njëjtës përpjekje me qeverinë.

“Për këtë, i kam kërkuar bashkëpunim atij, bashkëpunimin e opozitës për të mos u bërë një luftë siç doni ju. “Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë” dhe tani oburra ju vutë ambasadorin amerikan përpara. Si nuk ju vjen zor, nuk latë gjë pa i thënë atij kur ishte puna për reformën në drejtësi. Mirë shqiptarët i merrni lehtë, po si nuk e mësuat si funksionon bota.

Na jeni bërë të gjithë si komisarët e filmave italiane. Komplet qesharakë. Kshu që edhe deklaratat e ambasadorit amerikan, edhe të tjera deklarata më parë dhe më pas, janë pjesë e të njëjtës përpjekje, nuk janë ashtu siç i pikturoni ju.

Dhe jeni ju, që po hoqët krimin nga fjalori nuk dini çfarë të thoni. Ja provojeni të bëni një fjalim pa fjalën krim, drogë, mafie, kriminel dhe pa fjalën Elvis Rrosh. Provojeni, një fjalim pa këto dhe hajdeni ma tregoni, shumë shumë mund të flisni tre minuta. Na morët në qafë dhe ata shokët tanë atje. (për LSI)" tha kryeministri.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI