Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Ndalohen në Kosovë 41 lypsa nga Shqipëria

Lapsi.al 13 October 2017
Ndalohen në Kosovë 41 lypsa nga Shqipëria

Dyzetenjë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia e Kosovës pasi lypnin në kryeqytetin Prishtinë.

Policia e Kosovës ka ndaluar 42 shtetas nga Shqipëria të cilët lypnin në rrugët e Prishtinës. Mes tyre janë 18 fëmijë dhe 23 persona në moshë të rritur. Mësohet sa ata kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Aksioni

Burime zyrtare njoftojnë se: Policia e Kosovës, konkretisht e Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, sot më 13.10.2017 në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një Plan Operativ në qytetin e Prishtinës ku objektivi kryesor ka qenë “Identifikimi i Emigrantëve të pa rregullt, ndalimi dhe kthimi i tyre në vendin e origjinës”.

Aksion policor ka rezultuar me identifikimin dhe ndalimin e dyzetenjë shtetaseve nga Shqipëria prej të cilëve tetëmbëdhjetë fëmijë dhe njëzetetre të rritur. Pas identifikimit të tyre është konstatuar se të njëjtit janë duke qëndruar në mënyrë të pa rregullt bazuar në Ligjin për të Huaj. Që të gjithë të identifikuarit dhe ndaluarit kanë hyrë legalisht në Kosovë si turist dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Gjate trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qeneje Njerëzore si dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore.

Bazuar në Ligjin për të Huajt janë ndërmarrë veprimet ligjore si ne vijim:

·Janë lëshuar 18 Urdhra për Largim me Forcë me ndalës te ri-hyrjes prej 4 viteve

·Janë lëshuar 3 Urdhër Largime Vullnetare si dhe

· Dy 2 raste kanë pasur Urdhër Largim me Forcë në fuqi të Lëshuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në vitin 2016 me ndalës hyrje prej 5 vite në Republikën e Kosovës.

·Gjithashtu janë ftuar edhe akomoduesit e tyre, shtetas Kosovar të paraqiten ne Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj bazuar ne Ligjin për të Huaj për tu ndërmarrë masat ligjore për mosparaqitjen e akomodimit te tyre.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar për në shtetin e origjinës, Republikën e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI