Flash

Meta: Dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës mund të pezullojë vizat për Shqipërinë

Lapsi.al 13 October 2017
Meta: Dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës mund të sillte pezullimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë. Në një intervistë dhënë për “Radio Televizionin e Kosovës”, kreu i shtetit shqiptar tha se kjo nuk varët në dëshirën e tij personale dhe të qeverisë shqiptare, pasi kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës. 

“Kjo mund të mos ishte asnjë zgjidhje afatshkurtër për arsye se Shqipëria, e cila ka në fuqi aktualisht marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën Shengen, padyshim që është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, të cilat kanë të bëjnë me parametrat e kontrollit të kufijve, të cilat kanë të bëjnë ende me parametrat e sigurisë të dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit, me parametrat e luftës kundër krimit të organizuar, me parametrat të kërkesës së azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet ku shqiptarët e Shqipërisë lëvizin pa viza. Dhe me pak fjalë, një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Pra, mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë.” – tha Meta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI