Flash

Masakra në Lushnje/ “Policia po shkatërron provat, qytetarët tmerrohen kur përmendet kjo bandë…”

Lapsi.al 13 October 2017
Masakra në Lushnje/ “Policia po shkatërron provat,

Për ngjarjen e rëndë në Lushnje ku u vranë dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, gazetarja investigative Klodiana Lala bën përgjegjëse edhe policinë.

Sipas Lalës, një nga autorët e dyshuar për atentatin është lënë i lirë më parë nga Gjykata, pasi policia ka prishur provat. Për grupin kriminal që lidhet me ngjarjen, gazetarja shprehet se ka lidhje me Policinë e Shtetit.

Ajo shton se për Aldo Baren, ish-kreun e Bandës së Lushnjes, nipi i të cilit dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, gazetarja shprehet se është vënë nën masa të rrepta sigurie.

“Unë personalisht mendoj se ka dhe një dorë të tretë. Xhulio Shkurti është i afërmi i Afrim dhe Genci Hoxhës dhe ka djalë dajë Jurgen Hoxhën, i cili mbeti i vrarë të mërkurën. Prokuroria po e shikon me ftohtësi. Detyrë e policisë është që të hetojë të gjitha pistat. Ajo çfarë shikoj është mosfunksionim i sistemit. Laert Haxhiu i cili është shpallur në kërkim është lënë i lirë nga Gjykata.

Një njeri i tillë si ka mundësi që lëviz i lirë? Ky grup kriminal ka disa lidhje me Policinë e Shtetit. Mendoj se janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri. Janë shkatërruar prova nga vendi i ngjarjes. Aldo Bare është nën masa të larta sigurie.

Janë shtuar masat e sigurisë në burgun e Peqinit për Aldo Baren. Për mendimin tim ka qenë një vrasje me paramenduar për t’i vrarë në grup. Sajmo Xhelili nuk është plagosur. Ndërsa Xhulio Shkurti ishte larguar vetëm disa minuta më parë” – u shpreh Lala në emisionin “Byro politike”.

Në atentatin e para dy ditëve mbetën të vrarë dy të rinj, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa makina e atentatorëve u gjet e djegur me tre automatikë në aksin rrugor Lushnje-Berat. Atentati ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të Lushnjes. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI