Flash

Masakra e Lushnjes/ Sa pranë arrestimit të autorëve është policia

Lapsi.al 13 October 2017
Masakra e Lushnjes/ Sa pranë arrestimit të autorëve

Në kërkim për autorin e tretë të masakrës së Lushnjes dy ditë më parë, policia ka shoqëruar disa persona. Mes tyre është edhe Julian Sula, emër i njohur për policinë pasi ka qenë disa herë i dënuar për krime të ndryshme.

Sipas TvKlan, për momentin ndaj tij ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ai mund të ketë qenë personi i tretë që ka marrë pjesë në ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.

30 persona të tjerë, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici. Një nga këtë dëshmitarë ka njohur si autorë të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të shpallur në kërkim tashmë. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi” në vitin 2009.

Prokuroria e Lushnjes këtë dosje ia delegoi Prokurorisë së Vlorës për shkak se autori ishte i mitur. Por Gjykata e Vlorës e dënoi Haxhiun me vetëm një vit burg për akuzën e vjedhjes, pasi nuk u provua akuza e vrasjes. Edhe ne 2016 ai është dënuar me 1 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për shitje të lëndëve narkotike.

Edhe i shpalluri tjetër në kërkim, Orges Bilbili, është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vite e 4 muaj burg në mungesë. Ai ka qenë një nga personat që ka paketuar drogën, e cila do ngarkohej në avionin e Xhorxho Riformatos, i cili u rrezua në plazhin e Divjakës. Ai u zbulua nga shenjat e gishtave të cilat u gjeten në pakot me drogë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI