Flash

Lufta e fotove, Taulant Balla nxjerr selfien e Bashës me shitësin e minave

Lapsi.al 13 October 2017
Lufta e fotove, Taulant Balla nxjerr selfien e Bashës me shitësin e

Pas fotos së Blendi Klosit përqafuar me trafikantin e drogës në Shijak, socialistët kanë nxjerrë nga arkivat fotot që sipas tyre kompromentojnë Lulzim Bashën. Në foltoren e parlamentit, Taulant Balla tha se kishte një album me foto, që sipas tij tregojnë kriminelët në takimet e strukturave të PD-së.

“Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ku personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton). Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xibrin (Foto tjetër) Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI