Flash

Loja e dyfishtë e Ramës me Elbasanin dhe Lushnjen

Lapsi.al 13 October 2017
Loja e dyfishtë e Ramës me Elbasanin dhe Lushnjen

Kryeministri Edi Rama gjeti sot kohën për të reaguar lidhur me ndërtimin e paligjshëm që biznesmeni Harri Lena po bënte në Vjosë në Grykën e Këlcyrës

“Shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë duhet të jenë vetëm fillimi dhe duhet të bëhen normë për çdo krim mjedisor”, shkruajti Rama në Facebook.

Reagimi i tij erdhi fill pasi u njoftua shkarkimi i shefit të komisariatit të Përmetit, shefit të stacionit policor në Këlcyrë dhe përjashtimi i inspektorit të zonës, të cilët nuk kishin vepruar për të penguar ndërtimin.

Por përkundër zellit të sotëm që shfaqi Kryeministri për ‘policinë që duam’, sa i përket rastit të ndërtimit në Luginën e Vjosës, qëndron heshtja e tij a pashpjegushme për së paku dy raste të tjera të afërta në kohë.

Rama nuk ka bërë asnjë reagim për atë që ndodhi në Elbsan para disa javësh, ku bandat po përplasen me njëra-tjetrën për kontroll territori, ndërsa Policia e Shtetit ndjehet e pafuqishme përballë tyre.

Video që tregonte incidentin tek Tregu Agro- Ushqimor i Elbasanit e ilustron më së miri këtë gjë. Madje për këtë ngjarje Rama nuk lejoi as gazetarët ta pyesnin gjatë një konference për mediat nga Kryeministria. Ai doli para tyre, foli për çfarë deshi dhe më pas u ndaloi atyre të mos e pyesnin për ngjarjet e aktualitetit, duke nënkuptuar kështu zhvillimet në Elbasan.

Të njëjtën lojë Rama bëri edhe me masakrën e para tre ditëve në Lushnje, ku u vranë dy të rinj dhe u plagosën tre të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur pak metra larg komisariatit të qytetit.

Thënë këto, Kryeministri është duke luajtur një lojë të dyfishtë. Ai zgjedh të heshtë përballë ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe Lushnje, ndërsa mburret me ‘policinë që duam’ për rastin e Këlcyrës, i cili është krejt periferik, por jo pa rëndësi, në raport me dy ngjarjet e tjera.

Aq më tepër po të kemi parasysh, se edhe për rastin flagrant të ndërtimit të paligjshëm në Grykën e Këlcyrës, ishte presioni mediatik dhe shoqëria civile, që detyruan vendosjen e autoritetit të shtetit. Nëse ky rast nuk do të bëhej publik, me siguri që paligjshmëria do të sundonte edhe aty.

Edi Rama është më shumë se kurrë nën presionin e opozitës, por dhe ndërkombëtarëve (kujtoni deklaratat e ambasadorit Donald Lu) për çështjen e kriminalitetit dhe bandave që në shumë qytete bëjnë ligjin.

Por Kryeministri ka zgjedhur ta mohojë këtë situatë, duke thënë se gjithçka është fantazi e opozitës. Të njëjtën qasje kishte edhe për fenomenin e kanabizimit të vendit, ndërsa më pas u ‘zbyth’ duke pranuar në heshtje këtë problem.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI