Flash

Foto e Durim Keçit te çadra e PD-së, trafikanti i drogës që përqafohej me Blendi Klosin

Lapsi.al 13 October 2017
Foto e Durim Keçit te çadra e PD-së, trafikanti i drogës

Një foto e Durim Keçit në çadrën e Patrtisë Demokratike në bulevard u përmend sot nga Edi Rama në seancën e parlamentit gjatë replikës me Lulzim Bashën.

Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për foton më lart. Durim Keçi është personi i veshur me xhupin jeshil dhe duket se qëndron në mes të çadrës së PD-së, gjatë kohës kur ajo ishte e hapur për këdo.

“Po tani çfarë do thuash? Po tani?” ishte sfida që Rama i lëshoi Bashës për trafikantin e drogës që merrte pjesë në mbledhjet shtabit të Partisë Socialiste dhe dilte në foto përqafuar me Blendi Klosin. Durim Keçi u arrestua në Shijak për t’u ekstraduar në Itali për trafik droge.

Më parë, Lulzim Basha publikoi disa foto të trafikantit, duke e prezantuar si një prej të fortëve që u përdor nga socialistët në fushatën e Durrësit.

Në foton që ka bërë në çadrën e PD-së duket se ambjentet janë bosh dhe nuk po zhvillohet asnjë aktivitet. Në këtë foto ai nuk shoqërohet nga asnjë prej deputetëve apo përfaqësuesve të PD-së. Vlen të kujtohet se në kohën që dilte foto tek çadra përballë kryeministrisë, Durim Keçi kërkohej nga Interpoli, por policia nuk e arrestonte sepse mandati i arrestit mbahej i fshehtë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI