Flash

Çrregullime të zemrës? Si të trajtoheni pa operacion dhe ilaçe

Lapsi.al 13 October 2017
Çrregullime të zemrës? Si të trajtoheni pa operacion

Probleme të lindura të zemrës apo kirurgjia kardiake mund të shkaktojnë çrregullimin e ritmit të zemrës. Veç kësaj stresi emocional mund të shkaktojë të njëjtin çrregullim dhe diagnostikimi jo i duhur ka bërë që vazhdimisht pacientët të trajtohen me ilaçe të panevojshme, që jo vetëm nuk e kanë përmirësuar gjendjen, por e kanë përkeqësuar.

Identifikimi i saktë i këtyre çrregullimeve, por edhe trajtimi i duhur i tyre në Spitalin Amerikan bëhet me anë të trajtimit elektrofiziologjik. Ju nuk do të keni më nevojë, të shkoni në urgjencën e spitalit sa herë krizat e aritmisë ju përsëriten. Zgjidhja përfundimtare jepet me metodën më efektive, e cila i jep zgjidhje përfundimtare këtyre çrregullimeve.

Shërbimi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan është guri i parë i themelit dhe krenaria e këtij spitali. Në Shqipëri është e vetmja qendër e specializuar që prej 10 vjetësh diagnostikon gjithçka dhe ndërhyn në gjithçka ka të bëjë me zemrën.

Po çfarë është elektrofizologjia?

Elektrofiziologjia është një test i cili përdoret për të matur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të diagnostikuar aritminë ose rrahjet e parregullta të zemrës. Pra procedura e elektrofiziologjisë mundëson diagnostikimin e aritmisë e përçueshmërive anormale në rrugët e zemrës, që trajtohen duke përdorur një metodë të quajtur ablacion/amputim (kateterizim me valë, radiofrekuencë) sipas nevojës. Ablacioni/Amputimi me kateter, është një procedurë e cila përdoret për të trajtuar disa lloje të aritmive. Kjo procedurë kryhet nga kardiologët të cilët janë të specializuar në elektrofiziologji për vendosjen e kateterit.

Sa zgjat procedura?

Procedura e elektrofiziologjisë dhe amputimit me kateter mund të zgjasë nga 3 deri në 6 orë. Kateteri vendoset në dy enët e mëdha të gjakut-  një në qafë dhe tjera në ije- që hyjnë në anën e djathtë të zemrës. Vendosja e kateterit nga të dyja enët e gjakut (qafë dhe ije), bëhet në mënyrë që mjeku specialist të gjejë burimin e ritmit jonormal të zemrës dhe ta largojë atë. Elektrofizologjia nuk lë shenja të të qepurave në trup. Edhe kur kateterat largohen nga zona e qafës dhe ijëve, do të ju mbetet vetëm një vrimë e vogël që duket si një pickim .

Sa ditë duhet që të rekuperohet pacienti?

Pas procedurës ju mund të ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë, apo të qëndroni vetëm një ditë në spital dhe në mëngjes do të largoheni duke vazhduar jetën si zakonisht.

Të këshilluara

Ndalohen në Kosovë 41 lypsa nga Shqipëria

Dyzetenjë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia e Kosovës pasi lypnin në kryeqytetin Prishtinë. Policia e Kosovës ka ndaluar 42 shtetas nga Shqipëria të...

16:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI