Flash

Berisha zbulon datat kur vëllai i Ramës ka kaluar kufirin me makinën me drogë

Lapsi.al 13 October 2017
Berisha zbulon datat kur vëllai i Ramës ka kaluar kufirin me

Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur me emra dhe ka akuzuar direkt vëllanë e kryeminsitrit, Olsi Ramën si një nga kokat e bandës së Xibrakës.

Ai ka theksuar se ka fakte për këtë. Berisha është shprehur se e ka kaluar kufirin me persona që tanijanë në burg, por vetëm Olsi Rama nuk është sepse është vëllai I kryeministrit. Berisha i ka kërkuar shpjegime Ramës pse ndodhej vëllai i tij në makinën e drogës dhe pse erdhi me bandë nga Bostoni.

“Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë Brenda. Kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se eshte vellai yt. I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju. Tani na thuaj pak është yt vëlla cfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, c’me duhet mua se cfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend? Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre.” – tha Berisha

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI