Flash

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Ti solle krimin në Kuvend, je mik i përdhunuesit Elvis Roshi

Lapsi.al 13 October 2017
Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Ti solle krimin në Kuvend,

Menjëherë pas fjalën se kryeministri Rama është ngritur të flaës kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Basha ka vazhduar po me të njëtën linjë akuzash të ashpra ndaj Ramës dhe qeverisë së tij. Sapo doli në foltore, Basha u është drejtuar deputetëve të PS duke u thënë se pse po qeshin. “Për ça qeshni për ata që u vranë në Lushnjë, apo atë plakun që u vra nga plumbat” – iu është drejtuar Basha deputetëve të PS.

“Le të çohemi këtu dhe të marrin kohën e parlamentit për të dërdëllitur këtu për një përpjeke të mjerë pet të fshehur lepurin e bardhë që po rritet në bark. Deputetët e tij qeshin nga zori, për ça qeshni për ata që u vranë në Lushnjë, apo atë plakun që u vra nga plumbash. Apo për atë 8-vjecarin që u vra në Vlorë me tritol o Kukulla pa integritet. Keni njollosur për një jetë të tërë dhe disa anë punuar, por si lë ky” - tha Basha.

Po ashtu Basha tha se Rama solli në Kuvend njerëzit e krimit të cilët janë të dënuar për prostitucion dhe vrasje. Ai ka përmenduar emrin e ish-kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi si përdhunues.

“I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu njerëzit e krimit, nuk ka nevojë të tregoj foto. Janë të dënuar për drogë, për prostitucion, për vrasje. Rama i bëri deputet dhe i solli këtu në këtë sallë. Ata për përdhunim i bëri kryetarë bashkie. E harruat Elvisin? Më pyetën ca çfarë është Griselda? I thashë që është një vajzë që i futën jastëk në bark dhe më pas thanë që ja futi në bark krimi. U vërtetua se Elvis Roshi, mik i Edi Ramës ishte një përdhunues. E dini që nuk keni parti në Lezhë apo se dini? Qani hallin e PD-së. A e dini që shumë degë të partisë suaj i sundon krimi dhe kriminelët? Po kur iu ngrenë pistoletat në mbledhjet e kryesisë tuaj banditët, kjo ndodh edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë të Elbasanit ndodhen në Holandë. Pse u fsheh kërkesa e Interpol për Durim Keçin u fsheh dhe e nxorre vetëm para se të ikje në Itali dhe e dije që do haje thupra?” - tha Basha.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI