Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Basha i denoncoi lidhjet e ministrit të tij me trafikantët, Rama e injoron. Shihni për çfarë flet

Lapsi.al 13 October 2017
Basha i denoncoi lidhjet e ministrit të tij me trafikantët, Rama e

Edi Rama vazhdon njësoj të mos i dëgjojë denoncimet e opozitës. Ashtu siç bënte për kanabisin, po vepron edhe me denoncimin e rëndë të bërë mbrëmë nga Lulzim Basha.

Kryetari i PD i publikoi një set fotografish të ministrit të tij, Blendi Klosi, me një të shumëkërkuar për trafik droge në Itali (shih poshtë në faqen e lapsi.al fotot dhe videon).

Në çdo vend tjetër të botës një denoncim i tillë do të ishte trajtuar me seriozitet.

Do të ishin hetuar lidhjet e ministrit me të kërkuarin që është arrestuar dhe pritet të ekstradohet në Itali. Do t'i ishin kërkuar shpjegime ministrit përse ai shfaqej në dy fushta zgjedhore (2013 në Durrës dhe 1017 në Berat me "bosin" e drogës së Shijakut, Durim Keçin. Do të ishte alarmuar qeveria dhe prokuroria.

Por me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij nuk ndodh kështu. Ai e ka injoruar denoncimin, siç bënte për avionët e drogës, siç vepronte kur kanabisi i mbërrinte edhe në studiot televizive.

Ka injoruar edhe foton që i nxorri kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me një "skuadër futbolli" që mbante bluzat e fushatës së PS, tani e gjitha në kërkim për krime të ndryshme.

Image may contain: 10 people, people smiling, outdoor

Në vend të veprimeve për të sqaruar këto denoncime, që në çdo vend të botës do të kishin larguar ministra nga qeveria e do të kishin tronditur edhe vetë karrigen e kryeqeveritarit, Rama zgjodhi këtë mëngjes të flasë për aplikime për administratë.

Me "emoji" gazmorë ftoi personat e kualifikuar të merrnin pjesë në një konkurs për në hipoteka, në të njëjtat hipoteka që tha se për 4 vjet me radhë, në qeverinë e tij, kishin bërë masakra me pronat e qytetarët. /Lapsi.al

Të këshilluara

Partizani merr 3 pikët e para në Superligë

Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë Superiore. Partizani arriti të merrte fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur skuadrën e Teu...

20:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI