Flash

Policia shqiptare arreston një kundërshtar të Erdoganit, Gjykata e Durrësit e liron

Lapsi.al 13 October 2017
Policia shqiptare arreston një kundërshtar të Erdoganit, Gjykata

Shqipëria po bëhet gati t’i dorëzojë Erdoganit një ithar të Fetullah Gylenit, i quajtur Muhammed Yasir Aydoğmuş. Anëtari i FETO, grupi i shpallur terrorist në Turqi është 39 vjeç. Ai tentoi të kalonte në Itali, përmes portit të Durrësit me një pasaportë të falsifikuar. Deportimi në Turqi, do të bëhet për të gjithë familjen e gylenistit të arrestuar.

Për Aydoğmuş ishte në fuqi një mandat arresti ndërkombëtar. Ai do të mbahet në paraburgim në vendin tonë deri sa të plotësohen procedurat për riatdhësim.

Turku u arrestua në fundjavë. Dyshimet janë se ai është pjesë e organizatës gyleniste, që organizoi grushtin e shtetit në Turqi thonë autoritetet shtetërore turke. Mendohet se është një nga administratorët e profilit në Twitter @fuatavni.

Llogaria në Twitter u hap në Shkurt të vitit 2014, menjëherë pas dy grushteve të dështuara të shtetit, dhe para grushtit të shtetit të 15 Korrikut të vitit 2016

Profili publikoi rregullisht vendime sekrete të qeverisë, duke përdorur informacionet që vinin nga njerëz të Gylenit në pika kyçe të administratës. Dokumentat që bezdisën Erdogan shoqëroheshin me kërcënime, ofendime dhe komente për presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, shkruan Dailysabah.com

Llogaria në Twitter shërbente si një armë e fuqishme për informimin e anëtarëve të organizatës së Fetullah Gylen, sipas shtetit turk.

 Disa persona të dyshuar për administrimin e këtij profili në Twitter, që ka shqetësuar Erdoganin janë arrestuar tashmë.

FETO ka një rrjet të gjërë shkollash dhe kompanish në të gjithë botën. Bazën më të fortë e ka në Shqipëri, sipas ambasadorit turk Hidajet Bajraktar.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla e ka pranuar se disa prej organizatorëve të grushtit të shtetit në Turqi fshihen në vendin tonë dhe se për këtë ka disa hetime në vazhdim, shkruan Dailysabah.com.

Vetë Erdogan ka lëshuar disa paralajmërime për vendosjen e FETO në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për Top Channel pak kohë më parë ai i bëri thirrje prindërve shqiptarë të mos i çojnë fëmijët e tyre në shkollat gyleniste. Paralajmërimet e tij i ka bërë edhe për kryeministrit Rama dhe ish presidentit Bujar Nishani, se gylenistët mund të bëhen një rrezik për vendin në të ardhmen, dhe atëherë “do të jetë shumë vonë”./Marrë nga Daily Sabah, përkthyer nga Lapsi.al

Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit ka rrezuar kerkesen e prokurorise per caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, per te cilin autoritetet turke kane nxjerre urdher kerkimi nderkombetar, pasi ndaj tij nje gjykate ne Stamboll ka caktuar masen "arrest me burg" per "pjesemarrje ne organizate terroriste te armatosur".

Prokuroria e Durresit kerkoi caktimin e mases "arrest me burg" per efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vleresuar te ligjshem arrestin e kryer nga policia gjyqesore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI