Flash

Gjuha e çthurrur e Edi Ramës dhe hipokrizia përpara kamerave (Video)

Lapsi.al 13 October 2017
Gjuha e çthurrur e Edi Ramës dhe hipokrizia përpara kamerave

Kryeministri Edi Rama, me tone gati engjëllore, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit për t'u thënë shqiptarëve se ai kurrë nuk përdor sharje, akuza apo ofendime për kundërshtarët e tij politikë. "Kurrë nuk do e shaja Saliun dhe Lulin", tha ai, duke renditur më pas rastet kur mund t'a kishte bërë këtë.

"Kryetari i PD e nisi fjalën duke përmendur fjalën “të rrjedhur”, por ishte konstatim si në rastim tim të djeshëm. Ishte thjesht një konstatim. Sali, larg qoftë të të shaj ty dhe Lulin. Janë vravë njerëz në Bulevard dhe s’të kam thënë “kriminel”. Shteti ka paguar faturën 10 milionë USD për Gerdecin dhe Bulevardin... Ashtu sikundër në rekordet e këtij parlamenti nuk ka fjalë “mafioz” “kriminel” nga unë", tha Rama gjithë etiketë.

Por vetëm një ditë më parë, ai kishte thënë diçka pas shpine, ndërkohë që Berisha fliste, por e kishte bërë këtë, siç pranoi, nëpër dhëmbë. Opozita pretendoi se Rama jo vetëm kishte sharë, por fjalori i përdorur ishte shumë më i rëndë se fjala "i rrjedhur". Rama e ka përdorur këtë term për shkak të tingëllimit të përafërt me fjalën e rëndë që pati përdorur në të vërtetë.

Por po të dëgjoje Ramën sot, dikush që sapo ka ardhur në Shqipëri do të mendonte se ky është modeli i politikanit të civilizuar dhe tolerant. Problemi është që Rama para kamerave është një njeri tjetër nga Rama i vërtetë. Ai që fyen, shan, depersonalizon vartësit, ofendon kundërshtarët dhe poshtëron femrat.

A e mbani mend si përbetohej tre vjet më parë se nuk kishte përdorur fjalë rruge pas shpinës së Berishës në Kuvend? Dhe kur u kap nga kamerat e AbcNews lëshoi perlën tek Opinioni i Fevziut: "Nuk e shava, por e mendova", duke marrë nga pas komentin ironik të Fevziut se gazetarët paskan aftësinë t'i lexojnë edhe mendimet kryeministrit. Të njëjtën gjë tha edhe një ditë më parë, kur pretendoi se foli nëpër dhëmbë, gjë që edhe kjo është një sjellje e neveritshme kur dikush është duke folur.

Të njëjtën gjë u mundua të mohojë edhe një vit më parë, kur u përpoq të modifikonte fjalët që i kishte thënë deputetes së PD në Kuvend, "ku e lage atë letër".

Shembujt e vulgaritetit dhe sjelljes aspak të denjë për një kryeministër apo deputet janë të shumta dhe do të mjaftonin këto që Kuvendi i Shqipërisë të merrte masë, qoftë edhe si simbolikë kundër banalitetit, ndaj kryeministrit. Mirëpo ata që janë aty, një pjesë "shkrihen me shakatë e kripura të Duçes" dhe pala tjetër ia kthen me të njëjtën monedhë.

Mjaft të shihet një kronikë e AbcNews (video më poshtë) për të kuptuar se kush është Edi Rama i vërtetë dhe sa lidhje ka ai me Edi Ramën që përbetohet për etikë sapo sheh dritën e kuqe të një kamere. Disa sekonda të kësaj videoje janë vërtetimi më i qartë se Rama është kryeministri më gojë çthurrur që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=gfy4mwy2kvU&feature=youtu.be[/embed]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI