Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Shtetasi turk i kapur në Shqipëri bënte propagandë pro organizatave të Gulen

Lapsi.al 12 October 2017
Shtetasi turk i kapur në Shqipëri bënte propagandë pro

Express mëson se shtetasi turk i arrestuar 4 ditë më parë në portin e Durrësit dhe që rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është akuzuar në Turqi për lidhje me terrorizmin. Një faqe e rreme në rrjetet sociale, ku thuhet se menaxhohej edhe nga turku i arrestuar, bënte propagandë pro Fethullah Gulen, të përfshirë nga presidenti i Turqisë Erdogan në listën e organizatave terroriste.

Muhammed Aydogmus është një shtetas turk që katër ditë më parë është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre, tentuan të kalojnë kufirin nga vendi ynë drejt Italisë me pasaporta të falsifikuara. Turku 39-vjeçar u arrestua, ndërsa bashkëshortja e tij 34-vjeçare N.A dhe dy fëmijët u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më vonë, në 11 tetor, policia zbuloi se pas turkut fshihej një histori terrorizmi. Muhammed Aydogmus rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në një organizatë terroriste. Ky fakt u zbulua pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë ku u evidentua se Aydogmus kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Express zbulon disa detaje nga përfshirja e 39-vjeçarit turk në propagandat terroriste. Prokuroria turke ka zbuluiar përfshirjen e tij në një grup, që përmes një faqeje të rremë në rrjetin social Twitter, bënte propagandë në lidhje me Fetullah Gulen. Një fotogradi kishte nxjerrë në shesh “tradhtarët”, mes të cilëve ishte edhe Muhammed Aydogmus, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Të gjithë pjesëtarët në foto, ishin dhe përdorues së faqes së Twitterit, raporton Express.

"Duke zhvilluar hap pas hapi projektin e kthimit të Turqisë nga Perëndimi në drejtim të Azisë i vjen edhe fundi narcistëve".

“Mos t’ju kap frika dhe shqetësimi. Ata që dridhen dhe frikësohen dihen, ditët e tyre kanë mbaruar”, shkruhet në një prej postimeve propagandistike në rrjetin sociale. 

Fethullah Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste.

Turku Muhammed Aydogmus ndodhet i arrestuar në Shqipëri ku i është vënë masa “detyrim paraqitje” dhe “lënie garancie pasurore” për veprat panale "Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Por ky është një arrestim i përkohshëm, pasi policia shqiptare ka kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI