Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Shau Berishën në Kuvend? Rama: Mund të më ketë dalë nëpër dhëmbë

Lapsi.al 12 October 2017
Shau Berishën në Kuvend? Rama: Mund të më ketë

Kryeministri Edi Rama foli për mediat jashtë Kuvendit pas seancës së pasdites në Kuvend, e cila nuk u arrit të zhvillohej për shkak të bllokimit nga ana e opozitës.

Rama u pyet nga gazetarët nëse e kishte sharë ish-paraardhësin e tij, Sali Berisha, çështje e cila u bë shkak që dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kërkuan përjashtimin e tij nga seanca.

"Ju keni kamerat, ju keni memorien e sallës së Kuvendit. Unë nuk kam pasur nervozizëm në asnjë moment, jo më të kem atë nervozizëm të atillë sa të fyej ndokënd. Nëse ndonjë moment të caktuar më ka dalë nga shpirti ndonjë shprehje nëpër dhëmbë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar pezullimin e punimeve të Parlamentit. A është a s’është një konstatim i saktë, kjo është një çështje që ta gjykojnë të tjerët. Ju e dini shumë mirë që edhe ju me njëra-tjetrën kur dëgjoni çudira, mund të thoni; ore mos ke rrjedhur gjë?!", tha Rama.

© LAPSI.al

Të këshilluara

19-vjeçari plagos me thikë gjyshërit e tij

Një 19-vjeçar plagosi sot me thikë gjyshërit e tij, pranë zonës së Freskut, në Qesarakë. Dyshohet se Beniamin Kaso ishte nisur t’i vriste gjyshërit e tij, Sh...

18:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI