Flash

Plas sherri në Kuvend, Noka-Ramës: Ky ke b**ë ti, t’i heqësh fjalën Sali Berishës

Lapsi.al 12 October 2017
Plas sherri në Kuvend, Noka-Ramës: Ky ke b**ë ti, t’i

Ashtu si seanca e shkuar parlamentare, edhe kjo e sotmja është ndërprerë për shkak të debateve mes mazhoracës dhe opozitës. Gjithçka nisi kur Ruçi i ndërpreu fjalën kryeministrit Berisha dhe i ka kërkuar të ulet. Pikërisht në këtë moment është ngritur në mbrojtje të Berishën deputeti Noka, i cili i ka kërkuar Ruçit të marrë fjalën, pasi, sipas tij, Rama shau ish-kryeministrin Berisha.

Noka është ngritur nga vendi i tij dhe është afruar tek foltorja e Kuvendit duke mos lejuar vijimësinë e seancës. Për këtë arsye, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar nga salla Nokën, ashtu si Bashën herën e kaluar. Gjithashtu, Ruçi ka lajmëruar shtyrjen e seancës për në orën 17:00.

“Në këto rrethana jam i detyruar të zbatojë në gërmë dhe frymë pezullimin e seancës për një kohë të caktuar. Seanca rifillon në 17:00” - tha Ruçi duke mbyllur seancen.

Debatet:

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.

Noka (nga vendi): Dua Fjalën për procedurë

Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë

Noka: Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar

Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lëre deputetin të flasë

Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar

Noka-Ramës: Ky ke b**ë ti, t’i heqësh fjalën Sali Berishës

Ruci: Atëherë, të tërhoqa tre herë vërejtjen, po shkel rregulloren, më detyrove të marr masë, je i përjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI