Flash

Përjashtimi i Nokës, reagon Balla: Skenar i parapërgatitur, PD do të bllokojë Kuvendin

Lapsi.al 12 October 2017
Përjashtimi i Nokës, reagon Balla: Skenar i parapërgatitur, PD do

Edhe ditën e sotme ka pasur tensione në parlament, ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD-së Flamur Nokën.

“Tensionet në kuvend janë një skenar i parapërgatitur nga PD-ja për të bllokuar punimet dhe për të krijuar anomali”.

Kështu e ka përkufizuar Taulat Balla situatën e krijuar në një prononcim për mediat.

“Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenar të parapërgatitur në çdo seance ku sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar Kuvendin. Në seancën kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij. Shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet. Na vjen keq që PD është rikthyer një bllokimi që nuk i bën mirë Shqipërisë. Pr. ligji për pakicat ka kaluar përmes një konsensusi të plotë. Kështu e lexon PD votën e 25 qershorit. Fjala për procedure jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit të LSI.” - tha Balla.

 

 

Të këshilluara

Hakmarrja femërore e Majlindës për Bashën

Nuk thonë kot që ruaju hakmarrjes sv butë të grave. Kjo gjë është e vlefshme edhe në politikë. Majlinda Bregu, ka reaguar pas arritjes së marreveshjes mes Ramës...

09:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI