Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Noka: Parlamenti sot një turp! Nuk e pranojmë këtë qëndrim banditesk

Lapsi.al 12 October 2017
Noka: Parlamenti sot një turp! Nuk e pranojmë këtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur pasditen e sotme në mbledhjen e Byrosë Parlamentare në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku ka paraqitur pretendimet e tij për qëndrimin e sotëm në Parlament. Në mbledhjen e sotme të Byrosë diskutohet kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.

Pasi la ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka tha para mediave se ai nuk ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, por sipas tij ka qenë kryeministri Rama ai që ka folur me fjalor rruge.

“Turpi i këtij parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe institucion për një të drejtë të tij, sipas rregullores. Neni 49 pika një e Rregullores së Kuvendit, thotë se kur një deputet kërkon fjalën për procedurë, ajo jepet menjëherë. Ju e patë që deputeti Noka kërkoi fjalën për procedurë, as më pak as më shumë, e vetmja gjë që bëra tepër është që insistova. Dëgjova një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rruge.

Kërkova fjalën për procedurë që t’i kërkoja kreut të Kuvendit që t’i tërhiqte vëmendjen kryeministrit të mos fliste me zhargon rruge, ndërsa ai në vend që ta bënte këtë, përjashtoi deputetin.

Këtë që po e them tani ia paraqita me zë e figurë para Byrosë Parlamentare”, u shpreh Noka.

Sakaq ai shtoi se qëndrimi i opozitës në seancën e nesërme plenare i takon grupit parlamentar të PD.

“Unë nuk kam fyer asnjë njeri, por kam dalë nga ajo sallë i fyer shumë, pasi të drejtën që më ka dhënë rregullorja ma ka mohuar vazhdimisht kryetari i Kuvendit. Nëse e quani fyerje insistimin, e pranoj që paskam bërë fyerje. Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend, pasi kur jemi në sallë duhet të flasim në mënyrë të kulturuar, dhe jo me fjalor rruge, gjë që e bëri kryeministri. Pëshpëritjen nga pas foltores së Kuvendit e ka ves të vjetër. Dhe kryetari i Parlamentit, pa mbledhur Byronë Parlamentare vendosi të mos pranojë kërkesën e opozitës për përjashtimin e kryeministrit. Qëndrimi për seancën e nesërme i takon grupit parlamentar të PD. Nuk e pranojmë këtë drejtim banditesk të Kuvendit”, theksoi deputeti demokrat Flamur Noka.  

Të këshilluara

19-vjeçari plagos me thikë gjyshërit e tij

Një 19-vjeçar plagosi sot me thikë gjyshërit e tij, pranë zonës së Freskut, në Qesarakë. Dyshohet se Beniamin Kaso ishte nisur t’i vriste gjyshërit e tij, Sh...

18:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI