Flash

Masakra e Lushnjës/ Laert Haxhiu ishte në kërkim, policia e shpall prap në kërkim

Lapsi.al 12 October 2017
Masakra e Lushnjës/ Laert Haxhiu ishte në kërkim, policia e

Policia njoftoi sot se ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun, i dyshuari kryesor për masakrën në qendër të Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Ky person dyshohet të jetë një nga tre autorët e vrasjeve, që janë të fundit e një zinxhiri atentatesh në luftën mes bandave të Lushnjës.

Por burime nga Ministria e Brendshme thanë se Laert Haxhiu ishte në kërkim edhe para se të kryente atentatin. Madje ai është është dënuar në mungesë me 35 vjet burg për vrasjen e Gerti Lalës në korrik 2011.

Pavarësisht kësaj ai përgatitej për atentatin, i ruante viktimat dhe vrau dy prej tyre. Policia ka dështuar ta arrestojë më parë për vrasjen, ndërkohë që njofton mediat se ka shpallur këtë person në kërkim për të dytën herë. Një tallje me publikun që dëshmon se përballë bandave beteja është e humbur, deri tani./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI