Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

KLD nis hetimin për gjyqtarin e Vlorës që liroi trafikantin e kapur me 5 ton hashash

Lapsi.al 12 October 2017
KLD nis hetimin për gjyqtarin e Vlorës që liroi trafikantin e

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin për të gjithë dokumentacionin lidhur me vendimin që gjyqtari i Vlorës, Arqile Basho ka dhënë për trafikantin e drogës Rakip Arapaj.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.

Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.”, -thuhet në njoftimin për mediat.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI