Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Fakte të reja/ Si i shpëtoi drejtësisë autori i masakrës së djeshme në Lushnje

Lapsi.al 12 October 2017
Fakte të reja/ Si i shpëtoi drejtësisë autori i

Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e djeshme në Lushnje, është arrestuar në vitin 2015, si shitës i një sasie prej 1.2 kg heroinë. Kjo akuzë nuk rezultoi e provuar nga Gjykata e Durrësit, e cila në maj 2016 vendosi dënimin e tij vetëm për “moskallëzim krimi”.

Në qershor të vitit 2015, Laert Haxhiu, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e së mërkurës e djeshme në Lushnje ku mbetën të vrarë dy persona, është arrestuar si shitës i një sasie prej 1.2 kilogramësh heroinë. Ai është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Durrësit për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim. Ndonëse prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës së Durrësit të datës 19 maj 2016, sipas të cilit, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg.

I shpalluri në kërkim për masakrën është arrestuar nga policia në maj të vitit 2015, në ambientet e lokalit të një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Sipas prokurorisë, ai ishte një nga dy shitësit e sasisë së heroinës, që u shkëmbye në parkingun e karburantit.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u hodh nga një lartësi, ku edhe dëmtoi këmbën. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerësonte se nuk provohej përfshirja e tij në pazarin e drogës.

“I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata.

Sipas vendimit, tre të pandehurit e tjerë të së njëjtës çështje Saimir Taullau, Kastriot Zaimi dhe Afrim Demiri u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Në vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit zbardhen edhe bisedat e përgjuara të të pandehurve pas arrestimit, ku ata diskutojnë për origjinën e drogës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI