Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Arrestohen vrasësit me pagesë të çiftit shqiptar në Greqi (VIDEO)

Lapsi.al 12 October 2017
Arrestohen vrasësit me pagesë të çiftit shqiptar në

Një  vrasje e kryer 8 muaj më parë, në Peristeri të Athinës,ka dalë sërish në skenë, pasi policia thotë se ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët.

Në fillim të shkurtit, persona të panjohur kishin qëlluar çiftin Thanas dhe Elena Çuri,  pas kishin mësyrë në banesën e tyre. Gruaja kishte vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Vrasësit kishin keqtrajtuar edhe djalin e familjes, të moshës 27 vjeç, që ishte person me aftësi të kufizuar.

Nisur nga fakti se në banesë u gjetën 9 mijë euro, policia e përjashtoi menjëherë që motivi i vrasjes së dyfishtë të ishte vjedhja. Ndërkaq, vajza e viktimave kishte deponuar që njeri prej keqbërësve pyeste vazhdimisht në gjuhën shqipe: “ku janë paratë”.

Tashmë, media greke, duke cituar burime të policisë thotë se vrasja e tipit mafioz kishte të bënte me mosmarrëveshje financiare midis bashkëshortit dhe një grupi të trafikut të drogës.

Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, por sipas mediave ata implikohen jo vetëm në vrasje me pagesë, por edhe në grabitje dhe gjobëvënie, kryesisht ndaj pronarëve të lokaleve të natës.

Gjithsesi, pritet që policia greke të bëjë njoftimet zyrtare ndoshta edhe gjatë ditës së enjte. /OraNews/

 

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/6a5SNXB1AT8" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI