Flash

Shpërthen lufta mes bandave. Tmerr në Lushnje

Lapsi.al 11 October 2017
Shpërthen lufta mes bandave. Tmerr në Lushnje

Historia e përgjakshme e Elbasanit mund të riprodhohet edhe në Lushnje, një qytet që ka përjetuar orë të gjata tmerri sot në mbrëmje. Dy të vrarët dhe tre të plagosurit, (njëri prej të cilëve rëndë) janë dëshmia më e qartë e një beteje të re mes bandave rivale. Nga njëra anë janë mbështetësit e të famshmit Aldo Bare, njeriu i përfolur që në vitin '97 ka luajtur futboll me kokën e prerë të armikut të vet. I vrari Zamir Latifi, 27 vjeç , i afërm i Bares dhe i vrari tjetër Jurgen Hoxha, 28 vjeç, gjithashtu i afërm i tij, tregojnë se ata janë të lidhur direkt me grupimin e njohur si banda e Lushnjes. Edhe dy prej tre të plagosurve, (vetëm njëri ka qenë kalimtar i rastit), sipas burimeve të lapsi.al dyshohet se janë pjestarë të bandës famëkeqe. Grupi që ka qëlluar, gjithnjë sipas të njëjtave burime, mund të jetë hakmarrë ndaj rivalëve të Bares, madje thuhet se edhe disa muaj më parë ata kishin tentuar një atentat të ngjashëm.

Krimi që ka terrorizuar qytetin, pasi kalimtarët janë zhdukur me shpejtësi, pas policisë që ka vrapuar e para të largohet nga vendi i krimit, dyshohet të jetë kryer nga një grupim rival tejet i njohur në shkallë vendi. “ Ata që goditën dyshohet që janë një bandë po aq e rrezikshme gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në qytet” tha për lapsi.al një burim i policisë.

Pikërisht kjo goditje e re tregon se grupet kriminale kanë dalë nga kontrolli. Shumë specialist mendojnë se fakti se policia ia mbathi nga sytë këmbët është treguesui më i fortë që tregon se rendi nuk varet më nga forca e uniformave blu, por nga vullneti i bandave për të bërë luftë apo paqe. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Tube emisionin Kon...

13:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI